Borussia Dortmund ka në plan të shkarkojë të paktën dy lojtarë kur të hapet merkato dimërore e transferimeve.
“Milionerët” përforcuan skuadrën e tyre gjatë verës dhe pasi kanë krijuar një avantazh prej pesë pikëve ndaj Bayern Munichut, shanset e tyre për të fituar titullin në Bundesliga janë rritur, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të fundit, Neven Subotic dhe Erik Durm pritet të largohen në muajin janar nga klubi.
Mbrojtësi serb do të mbetet pa kontratë dhe derisa katër mbrojtës të tjerë qendror janë para tij për të marrë urdhra, largimi në dimër duket se është në letra.
Ndërkohë, Erik Durm është duke pasur probleme vazhdimisht me lëndime dhe sipas gazetës ‘Bild’, mbrojtësit nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç largimit nga klubit./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën