Dortmundi refuzon 119 milionë nga Barcelona për Ousmane Dembelen

17:36 | 22 Gusht 2017
Arbresh Info

Barcelonës i është refuzuar një ofertë e përmirësuar prej 119 milionë funta për sulmuesin Ousmane Dembele nga Dortmundi pasi klubi në Bundesliga kërkon rreth 140 milionë funta.

Gjiganti në La Liga dëshiron të sjell përforcime pas transferimit tronditës të Neymarit për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Katalunasit kanë zbehur interesimin e tyre në mesfushorin Philippe Coutinho pasi Liverpooli refuzoi një ofertë prej 114 milionë funta por Ernesto Valverde duket të jetë larg tani edhe larg transferimit të Dembeles.

Ousmane Dembele dëshiuron të transferohet te Barcelona
Ousmane Dembele dëshiuron të transferohet te Barcelona

Futbollisti dëshiron të detyrojë transferimin te skuadra në Camp Nou dhe është suspenduar nga Dortmundi pas largimit nga stërvitjet.

Bazuar në ‘Sky Germany’, Barcelona është duke financuar transferimin e ëndërruar nga reprezentuesi francez te klubi spanjoll por oferta e tyre e fundit prej 119 milionë është refuzuar.

Dortmundi është i hapur të shes Dembelen dhe çmimi i vendosur për anësorin është rreth 138 milionë funta por ata janë të bindur që Barcelona do të rris ofertën e tyre./arbresh.info/

Të ngjashme