Real Madridi thuhet se ka bërë lëvizjen e tyre të parë për Jude Bellingham me një ofertë transferimi prej 140 milionë eurosh.
Lojtari 19-vjeçar është një nga talentët më të kërkuar në futbollin botëror pas paraqitjeve të tij në Kampionatin Botëror dhe te Borussia Dortmund.
Real Madridi nuk është skuadra e vetme e interesuara për shërbimet e anglezit, pasi Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City, i duan po ashtu ato, shkruan telegrafi.
Sport 1 raporton se Real Madridi ka dorëzuar ofertën e tyre të parë te Dortmundi për asin me vlerë rreth 140 milionë euro në një përpjekje për të mposhtur rivalët e tyre.
Klubi spanjoll kishte refuzuar fillimisht ta paguajë atë shumë, por duke parë interesimin e madh nga top klubet e Evropës, ata janë detyruar ta ofrojnë atë shumë.
Në verën e këtij viti pritet që të përcaktohet e ardhmja e Bellingham, ndërsa lojtari thuhet se e preferon kalimin në Santiago Bernabeu para skuadrave të tjera.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...