Dortmundi nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës në afatin kalimtar të janarit

18:34 | 7 Janar 2021
A. B.

Iu bashkuan me shumë bujë në verën e vitit 2019 Borussia Dortmundit, por pas një viti e gjysmë i pret largimi.

Fjala është për dy gjermanët, mbrojtësin e majtë Nico Schulz dhe mesfushorin Julian Brandt.

Për të dy lojtarët Dortmund kishte paguar shumë, pasi Nico Schulz u transferua për 25 milionë nga Hoffenheim dhe për shumën e njëjtë iu bashkua verdhezinjve edhe Julian Brandt nga Bayer Leverkusen.

Schulz ka bërë vetëm 26 paraqitje që një vit e gjysmë me Dortmundin, që është pak për të.

Sipas asaj që ka shkruar Bild, Dortmund është duke kërkuar blerës për lojtarin dhe mund ta pranojë një ofertë deri në 18 milionë euro.

Ndryshe qëndron situata me Julian Brandt, me mesfushorin ofensivë që nuk ka arritur të shfaq gjithë potencialin që ka.

Për Bradnt verdhezinjtë thuhet se janë të gatshëm ta huazojnë për gjashtë muaj, pasi besojnë në të dhe nuk duan ta shesin menjëherë.

Arsenali ka shfaqur interesim së fundmi, por Topçinjtë duan blerjen e lojtarit dhe jo ta marrin vetëm në huazim.

Gjithsesi drejtuesit e Dortmund presin ofertë mbi 30 milionë për lojtarin dhe nëse vije një e tillë atëherë do të mendojnë për shitjen e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme