Borussia Dortmundi është befasuar mbrëmjen e sotme (e shtunë) në shtëpi pas një rikthimi sensacional nga Hoffenheimi.
Lideri i tabelës në Bundesliga ka arritur të sigurojë vetëm një pikë nga ndeshja e xhiros së 23-të e zhvilluar si nikoqir kundër TSG Hoffenheimit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Lucien Favre, i cili nuk ishte në bankinë si pasojë e një gripi, ka ndarë pikët me rivalin e sotëm në Signal Iduna Park edhe pse ishte duke udhëhequr me një rezultat prej 3 me 0 më shumë se një orë lojë.
Jadon Sancho (32′), Mario Gotze (43′) dhe Raphael Guerreiro (66′) ishin autorët e golave për skuadrën nikoqire para se mysafirët në formë befasuese arritën të shënonin tri gola të njëpasnjëshme.
Ishak Belfodil shënoi dy herë (75′) (87′), ndërsa goli tjetër u shënua nga Pavel Kaderabek për 3 me 3.
Me këtë barazim, Borussia Dortmundi vazhdon qëndrimin në pozitën e parë në tabelë me 50 pikë – tetë më shumë se rivali më i afërt Bayern Munichu në pozitën e dytë dhe me një ndeshje më pak, ndërsa TSG Hoffenheim qëndron në pozitën e nëntë me 30 pikë./arbresh.info/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë