Achraf Hakimi është bërë njëri nga mbrojtësit anësorë më të vlerësuar në Evropë.
Mbrojtësi anësorë po kalon edhe sezonin e tij të dytë si i huazuar te Borussia Dortmundi nga Real Madridi.
Hakimi pritet që të rikthehet në Madrid pas përfundimit të sezonit në Bundesliga, por ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Reali ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë lojtarin, nga ana tjetër Dortmundi po kërkon transferimin e përhershëm të tij për 50 milionë euro.
“Situata e tij është e qartë, që pas përfundimit të sezonit do të rikthehet në Real Madrid. Natyrisht ne duam që ta shohim Hakimin në radhët tona edhe për sezonin e ri, por është pak herët të flasim për këtë, edhe pse do të tentojmë transferimin e tij”, ka thënë Michael Zorc drejtori i BVB.
21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën verdhezi duke shënuar nëntë gola e duke bërë 10 asistime.
Por falë këtyre shifrave fantastike, Hakimi është duke u kërkuar edhe nga skuadra tjera të mëdha.
Chelsea, Manchester City, Arsenal, Tottenham Hotspur, Juventus e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Megjithatë fjalën përfundimtare për të ardhmen e lojtarit do ta ketë trajneri Zinedine Zidane, pasi nëse francezi e ka në planet e tij, atëherë Hakimi do të mbetet në Real Madrid ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2022
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...