Borussia Dortmundi do të ketë një punë mjaftë të vështirë për të arritur në çerekfinale të Evropa Ligës.
Gjiganti gjerman është tronditur mbrëmjen e sotme (e enjte) nga Red Bull Sazburgu i Valon Berishës, i cili shënoi dy gola të bukura këtë takim, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra austriake siguroi epërsinë në minutën e 49′ përmes penaltisë të ekzekutuar nga Berisha, i cili shënoi edhe golin e dytë të klubit të tij. Reprezentuesi i Kosovës mposhti sërish portierin zviceran Roman Burki duke realizuar një super gol për 2 me 0.
Andre Schurrle i dha shpresë Dortmundit duke ngushtuar epërsinë në 1 me 2 me golin e shënuar në minutën e 62′.
Valon Berisha është lojtari me notën më të lartë te skuadra mysafire. Mesfushori është vlerësuar me notën 8.2 për paraqitjen solide kundër klubit nga Bundesliga e Gjermanisë.
Takimi kthyes ndërmjet dy skuadrave zhvillohet javën e ardhshme./arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...