Borussia Dortmundi është dorëzuar përfundimisht për Erling Haalandin.
Drejtuesit e klubit gjerman i kanë çuar duart lart dhe e pranojnë se gjatë verës mund të mbesin pa lojtarin e tyre kryesor, shkruan “Gazeta Express”.
Shefi ekzekutiv Hans-Joachim Watzke ka folur për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, i cili po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.
“Erling Haaland? Ne për momentin nuk dimë asgjë nga ana e lojtarit. Por, e dimë se nuk jemi në gjendje ta mbajmë financiarisht nëse arrin Manchester City…”, deklaroi ai për mediumin gjerman “Bild”.
“Kjo kishte ndodhur në të kaluarën me Lewandowskin në Bayern dhe Aubameyangun në Arsenal”, përfundoi kreu i klubit gjerman.
Haaland pëlqehet nga Manchester City, Real Madridi, Barcelona dhe nga Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...