Dortmundi fiton 5:2, Haaland “shpërthen” me dy gola dhe tri asiste

22:10 | 14 Gusht 2021
S D

Borussia Dortmund e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesligë. Ata triumfuan 5:2 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Erling Haaland ishte lojtari i ndeshjes, duke qenë direkt i përfshirë në të gjithë golat e vendasve.

Fillimisht Reus shënoi në minutën e 23-të pas asistimit të Haaland.

Në të 32-tën Hazard dyfishoi epërsinë. Asistues sërish Haaland.

Dy minuta më vonë, sulmuesi norvegjez u shënua në listën e golashënuesve.

Hat-trikun e asisteve Haaland e kompletoi në minutën e 58-të, kur Reyna realizoi.

Ndërkohë, në të 72-tën Haaland e shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për klubin për rezultatin përfundimtar 5:2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme