Borussia Dortmund po shfaq interesim për dy lojtarët e Juventusit, Mario Mandzukic dhe Emre Can.
Asnjëri nga dy lojtarët nuk janë në planet e Maurizio Sarrit, pasi gjermani ka luajtur vetëm një ndeshje në formacionin e parë, ndërsa Mandzukic nuk ka luajtur fare këtë sezon.
Gjithashtu asnjëri nga lojtarët nuk është thirrur nga “Zonja e Vjetër” për të luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Kroati kërkohet nga Manchester United, por raportimet nga mediat gjermane thonë se mund të rikthehet përsëri në Bundesligë.
Nga ana tjetër, Can do të ishte lojtari adekuat për gjigantin gjerman pasi me eksperiencën që ka mund t’iu ndihmoi duke e përmirësuar mesfushën. /arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...