Google ADS

Dortmund-Newcastle, formacionet zyrtare

17:53 | 7 Nëntor 2023
KRG

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i ndeshje tejet interesante mes Borussia Dortmundit dhe Newcastle United.

Ndeshja e sotme i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të kësaj gare të dyja këto skuadra u përballën në “St. James Park”, ku aty triumfuese doli Dortmundi, i cili fitoi me rezultat minimal 1:0.

Momentalisht, Dortmundi zë vendin e dytë në Grupin F në kuotën e katër pikëve, as sa ka edhe Newcastle në vendin e tretë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Dortmundin nuk do të paraqiten Duranville, Meunier dhe Morey, kurse te Newcastle mungojnë Anderson, Barnes, Botman, Burn, Isak, Manquillo, Murphy, Targett dhe Tonali.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck, Ryerson; Sabitzer, Ozcan; Adeyemi, Nmecha, Brandt; Fullkrug

Newcastle United (4-3-3): Pope; Hall, Schar, Lascelles, Trippier; Willock, Bruno Guimaraes, Longstaff; Joelinton, Wilson, Livramento

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme