Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në kuadër të xhirosë së 16-të të Bundesligës gjermane.
Derbin gjerman i javës filloi furishëm nga të dy skuadrat, të cilat kishin vendosur skuadra sulmuese.
Skuadra vendas arriti të shënojë e parë në takim, pasi në minutën e 30-të sulmuesi gjerman i Leverkusen, Kevin Volland shënoi për rezultatin 1 me 0, shkruan arbresh.info.
Vlen të theksohet se në fund të pjesës së parë Leverkuseni mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Wendell u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Pjesa e parë përfundoi 1 me 0.
Në pjesën e dytë, vendasit vendosën ta mbrojnë rezultatin duke mos sulmuar.
Skuadra e trajnerit holandez, Peter Bosz, arriti të barazojë rezultatin në minutën e 73 nëpëmjet ukrainasit, Andriy Yarmolenko.
Me këtë rezultat të barabartë përfunduan 90 minutat e zhvilluara në BayArena.
Me këtë barazim Dortmund renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë ndërsa Leverkusen në të tetën me 21 pikë. /arbresh.info/
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot