Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më të madhe mbrëmjen e sotme (e martë) në Ligë të Kampionëve.
Borussia Dortmundi dhe Interi kanë zbuluar skuadrat për ndeshjen e madhe mes tyre në stadiumin Signal Iduna Park në Gjermani në kuadër të xhiros së katërt në Grupit F në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti italian fitoi 2 me 0 takimin e parë mes tyre në fazë të grupeve të zhvilluar muajin e kaluar dhe skuadra e Antonio Contes synon të bëjë një gjë të tillë edhe këtë mbrëmje si mysafirë.
Por, nikoqirët do të japin gjithçka para tifozëve të tyre me shpresën për të vazhduar shpresat për kualifikim në fazën tjetër të këtij kompeticioni madhështor.
Danny Makkelie është gjyqtar i ndeshjes mes tyre që fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës