Hoffenheim ka mposhtur skuadrën e Dortmundit me rezultat 3-2, si mysafir më ‘Signal Iduna Park’, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesligë.
Ishin mysafirët që hapën serinë e golave, në minutën e dytë me golin e Bebou, shkruan Arbresh.info.
Por vendasit u këndellën dhe shënuan dy gola të shpejtë për të rikthyer epërsinë.
Malen në minutën e 21-të barazoi.
Teksa katër minuta më vonë Schlotterbeck e kaloi Dortmundin për të parën herë në epërsi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Kurse Hoffenheim u rikthye sërish, përmes dy golave të Maximilian Beier.
Beir golin e barazimit e shënoi në minutën e 61-të, kurse katër minuta më vonë riktheu eoërsinë e ekipës së tij.
Deri në fund gola nuk pati dhe Hoffenheimi regjistroi fitoren e radhës në Bundesligë.
Pas kësaj fitore Hoffenheim është i shtati me 30 pikë kurse Dortmundi ndodhet në pozitën e katërt me 41 pikë./Arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...