Dortmund-i fiton në udhëtim të Arminia Bielefeld

17:22 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Borussia Dortmun ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Arminia Bielefeld, duke fituar me rezultat 0 – 2.

Ndeshja ishte tërësisht e dominuar nga mysafirët që me plotë meritë u rikthyen në shtëpi me fitore, shkruan portali arbresh.info.

Pas 53-të minutave lojë Mats Hummels zhbllokoi rezultatin pas asistimit të bukur nga Meunier.

I njëjti realizoi edhe golin e dytë në minutën e 71-të për t’i siguruar skuadrës mysafire fitoren.

Dortmund pas kësaj fitore renditët në pozitën e dytë me 15 pikë, aq sa ka edhe lideri Bayern Munich, derisa Arminia qëndron në vendin e 14-të me katër sosh./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme