Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Greuther Furth, në kuadër të xhiros së 16-të në Bundesliga.
“Verdhëzinjtë” triumfuan me rezultat komod 3 – 0.
Ylli i skuadrës gjermane ishte Erling Haaland që realizoi dy gola. Me nga një gol në secilën pjesë dhe një të vonshëm nga Malen, ishte mjaftueshëm për Dortmundin t’i arkëtojnë pikët e plota.
Fillimisht, Thorgan Hazard realizoi, por pastaj goli u anulua për pozitë jashtë loje në minutën e 21-të.
Ndërsa, 12 minuta më vonë, ishte sulmuesi Erling Haaland që realizoi nga pika e bardhë.
Norvegjezi doli sërish në skenë në fundin e ndeshjes, duke shënuar golin e dytë pas një asistimi të Brandt në minutën e 82-të.
Shtatë minuta më vonë, Donyell Malen vulosi fitoren e vendasve me një gol të bukur pas asistimit të Brandt në minutën e 89-të.
Dortmund vazhdon tani me ndjekjen e kreut duke u renditur në pozitën e dytë me 34 pikë, gjashtë pikë prapa Bayernit, derisa Furth qëndron në fund me katër sosh.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...