Dortmund e mposht skuadrën që i është bërë “bisht” për titull

23:31 | 21 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ekipi i Dortmund ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme kundër Monchengladbach me rezultat 2:1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin ‘verdhë e zinjët’ në minutën e 42-të me anë Sancho që shënoi pas një asistimi të Gotzes.

Nuk shkoi shumë dhe Gladbach arriti të barazoi në minutën e 45-të Kramer. Me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë, transmeton Indeksonline.

Pjesën e dytë e filluan furishëm Dortmund që në minutën e 54-të shënoi golin e dytë. Në skenë u paraqit Reus i cili shënoi. Përsëri asistoi Gotze.

Përkundër rasteve nga te dy ekipet gola më nuk pati.

Me këtë fitore Dortmund forcon kreun, duke grumbulluar 42 pik. Kurse Gladbach pozicionohet e dyta me 33 pikë, sa ka edhe Bayern Munchen që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme