Borussia Dortmund ka mbyllur çështjen e transferimit të Jude Bellingham, me gjigantët gjerman që kanë arritur marrëveshje me Birminghamin, për transferimin e 21 vjeçarit.
Raportohet se Bellingham do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Dortmund, për shërbimet e të cilit gjermanët do të paguajnë deri në 25 milionë euro.
I riu, i cili sapo ka mbushur 17 vjeç, është shumë i kërkuar pasi ka zënë vend në ekipin e parë të Birmingham nën drejtimin e trajnerit Pep Clotet.
Dortmundi ka kohë që ka shprehur interesim për Bellingham, dhe në këtë drejtim janë rivalizuar nga Manchester United, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, raportet e së enjtes sugjerojnë se Dortmund ka fituar garën për të riun.
Një njoftim rreth finalizimit të këtij transferimi nga Borussia Dortmund, pritet të vijë së shpejti.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj