Gara për titullin kampion në Itali duket se mbyllur dhe këtë e pranon edhe Stefano Piolit, trajneri i Milanit, që në ndeshjen si mysafir ndaj Lazios ka folur për rrugëtimin që po bën Interi i Inzaghit.
“12 pikë nga vendi i dytë janë shumë në këtë pikë të sezonit dhe mendoj se diskutimi për titullin kampion është mbyllur. Interi po ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi kishte një kalendar të vështirë, por e kaloi duke i fituar të gjitha ndeshjet. Nuk besoj se do të ketë më histori. A mund ta fitojnë titullin në derbi? Nuk e di, nuk merrem me llogari matematikore. Jam i përqendruar te ndeshja ndaj Lazios”, u shpreh Pioli.
Milani është në pozitën e tretë dhe ndodhet në zonën Champions, por nuk ka asgjë të sigurt dhe përballja ndaj një rivali direkt si Lazio vlen jo pak, pasi mund të konsolidojë edhe më shumë kuqezinjtë në renditje.
Teksa këtu Pioli zgjedh t’i referohet Allegrit dhe llogarive të tij matematikore.
“Allegri është mjeshtër i llogarive dhe thotë se me 70 pikë e ke të sigurt zonën Champions. Megjithatë të mos shohim nga renditja, por t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”, tha Pioli.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...