Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se janë zvogëluar dukshëm mundësitë e skuadrës së tij për ta fituar titullin në La Liga këtë sezon, pasi lëshoi pikë përsëri në barazimin 1:1 me Eibarin.
Forma e dobët e Barçës vazhdoi edhe të martën mbrëma, pasi nuk mundi ta fitojë më shumë se një pikë kundër Eibarit në mungesë të kapitenit Lionel Messi.
Barcelona ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mund ta rrisë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.
“Jam realist, është e vështirë ta fitojmë titullin. Asgjë nuk është e pamundur, por ne duhet ta pranojnë dallimin (në pikë)”, tha Koeman.
“Atletico duhet ekip shumë i mirë. Ata janë të fortë dhe nuk pranojnë shumë gola”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin