Donke Clark do të jetë lojtari më i ri i Sigal Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai luan në pozitat 2/3 dhe do të jetë zëvendësues i lojtarit Steven Davis i cili u largua para disa kohe nga kryeqytetasit.
Në dy edicionet e fundit, Clark është paraqitur në Ligën e parë të Turqisë me ekipin e Haremspor me një mesatare prej 20.5 pikëve, 6.6 kërcime e 4.6 asiste për rreth 35 ndeshje.
Clark në Turqi më herët ka luajtur edhe për Bornovën e Istanbul Basket, derisa ka përvojë edhe në Hungari, Izrael, Ukrainë e Sllovaki.
Ky është lojtari i katërt i huaj që do të ketë në roster Sigali, pas Wilsonit, Shirkos dhe Davis./Arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli