Marco Fassone ka thënë se Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani “vetëm nëse na tregon neve se dëshiron të shitet”.
Donnarumma theu heshtjen duke reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram pas raporteve se ka dashur të anulojë rinovimin e kontratës së nënshkruar gjatë verës, por Fassone ka bërë të qartë që portieri nuk do të largohet nga San Siro, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është më i qetë seç ishte të mërkurën”, ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit në një video të postuar në faqen zyrtare.
“Isha i kënaqur që mori pjesë në festën e organizuar dje nga të rinjtë si dhe për postimin e tij në Instagram. Shpresoj që gjërat të normalizohen”
“Ne nuk kemi ndërmend të shesin lojtarin, i cili është njerëz, teknik dhe aset ekonomik për klubin”
“Nëse ai na thotë se dëshiron të shitet, ne do të jemi të hapur për ofertat, derisa të mos përdoret ndonjë mekanizëm i çuditshëm tek ne për të shituar atë me një çmim të vogël sesa vlera e tij në treg”
“Dua ta mbrojë atë në të gjitha mënyrat. Jam kundër Mirabellit? Nuk është e vërtetë, Milani është duke pënuar si një i vetëm. Ne jemi një grup i bashkuar”
Donnarumma kishte shpërthyer në lot pas brohoritjeve dhe pankartave ofenduese nga tifozët në ndeshjen e zhvilluar në mesjavë./arbresh.info/
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...