Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri më i mirë për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.
IFFHS e shpalli portierin e ri si “portieri më i mirë në botë për vitin 2021” në çmimet e ndara nga kjo federatë.
“Italiani, Gianluigi Donnarumma është kurorzuar si portieri më i mirë në botë për vitin 2021 më 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Neuer, rekordmeni gjerman i trofeve të IFFHS-së”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ky organizim.
“Donnaruma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi EURO 2020 duke lënë kështu prapa portierin e Bayern Munchen, Manuel Neuer, i treti në renditje për vitin 2021 ishte Edouard Meny, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit”, shkruhet në këtë deklaratë.
Ish-portierin i Milanit, e ndihmoi klubin të kthehej në Ligën e Kampionëve duke përfunduar i dyti në Serie A 2020-21, ku pasi i përfundoi kontrata me “Rossonerët” iu bashkua Paris Saint-Germain gjatë verës./Arbresh.info
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...