Përkrah trajnerit Spalletti në konferencën për shtypin përpara Shqipëri-Itali, të shtunën (21:00), u shfaq edhe portieri Gigio Donnarumma. Portieri i PSG-së e vlerëson shumë duelin kundër kuqezinjve të Sylvinhos, i pari për të dy Kombëtaret e grupit B. Ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia.
“Kur përballesh me një kompeticion si Europiani karikimi të vjen natyrshëm. Shpirti do të jetë njësoj si ai i tri viteve më parë. Do të përpiqemi t’i përjetojmë netët magjikë të Euro 2020. Unë tentoj të jap gjithçka kam, gjithashtu të jap këshilla për skuadrën. Ne jemi gati.
Shqipëria? Sigurisht që është ndeshja më e sikletshme për të debutuar në Europian, një duel plot kurthe. Shqiptarët janë të zotët, kanë futbollistë të shpejtë.
Ata zhvillojnë një futboll të bukur, kështu që nuk mjafton të jemi në 70-80% ndaj tyre, duhet të japim 100%. Është shumë e rëndësishme ndeshja kundër Shqipërisë në lidhje me kualifikimin.
Ata janë të shkathët dhe të shpejtë. Kemi parë disa video të Shqipërisë, kanë futbollistë shumë të fortë në aspektin individual. Duhet të qëndrojmë afër njëri-tjetrit, pasi Shqipëria është e rrezikshme në kundërsulmet e shpejta.
Ndeshja fitohet në minutën e parë, por edhe në të fundit. Duhet të kemi ekuilibër në fushë, është shumë e rëndësishëm që të mos zgjatemi shumë si skuadër dhe të mos u lejojmë hapësira”./Ss
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu