Donnarumma nuk nënshkruan kontratë të re, Milan zbulon arsyejen

23:40 | 7 Qershor 2017
Arbresh Info

AC Milan ka frikë që arsyeja pse Gianluigi Donnarumma nuk është duke nënshkruar kontratë të re është sepse ai është duke pritur t’i bashkohet Real Madridit.

Portieri italian 18-vjeçar është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit pas një performance të shkëlqyer në sezonin e parë të AC Milani me fanellën me numër 1, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, sipas një raporti nga ‘Fox Sports’, “Rossonerët” besojnë që interesimi i shprehur nga Real Madridi ka ndikuar në vendimin e portierit për të mos nënshkruar marrëveshje të re.

18-vjeçari thuhet se është duke kërkuar nga klube të mëdha evropiane si Manchester City, Manchester United, Real Madridi dhe Chelsea./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme