Google ADS

Donnarumma kërkon hakmarrje kundër Juves

09:28 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Gianluigi Donnarumma ka thënë se do të kërkoj hakmarrje kundër Juventusit pas arritjes në finale të Kupës së Italisë.

Portieri i AC Milanit mbrojti dy penalti në fitoren 5 me 4 të “Rossonerëve” ndaj Lazios mbrëmjen e së mërkurës pasi ndeshja kthyese përfundoi pa gola, transmeton portali arbresh.info. Si shpërblim i Milanit është kampioni në Serie A që mund të njihet edhe si një përsëritje e ndeshjes në vitin 2016 në Stadio Olimpico të Romës.

“Ne kemi më shumë eksperiencë sesa kishim dy vite më parë”, ka thënë Donnarumma për ‘Milan TV’. “Ende nuk mund ta harroj atë finale dhe ne do të përpiqemi për tu hakmarrë”

Rezultati i arritur nga penaltia e ekzekutuar nga Alessio Romagnoli bëri që AC Milani të jetë i pamposhtur në 13 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Gennardo Gattusos do të përballet në derbin e së dielës kundër rivalit lokal – Interit./arbresh.info/

https://instagram.com/p/BfwmaptnJFA/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme