Gianluigi Donnarumma këmbëngul se ‘hendeku’ me Interin është zvogëluar dhe Milani mezi pret ta dëshmojë atë në ‘Derby della Madonnina’ këtë fundjavë.
Të shtunën me fillim nga ora 18:00, zhvillohet derbi më i madh lokal, me Interin që luan në cilësinë e skuadrës vendase.
Milan ka pasur një fillim të mbarë në Serie A me tri fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në anën tjetër, Inter ka arritur dy fitore dhe një barazim.
“Hendeku me Interin është zvogëluar, sepse klubi u tregua i mirë në tregun e transferimeve, edhe pse natyrisht edhe ata janë forcuar gjatë verës”, ka deklaruar Donnarumma, përcjell lajmi.net.
“Trajneri po bën gjëra të mëdha, tani është shansi ynë për të provuar se jemi afër Interit. Mezi presim të dalim atje dhe të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”.
“Ne jemi të etuar të kompensojmë kohën e humbur dhe të kemi një derbi të shkëlqyer. Ndonjëherë ju luani mirë dhe nuk merrni rezultatin, por këtë herë, vetëm fitorja vlen”.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...