Portieri hero i Italisë, Gianluigi Donnarumma, e ka pranuar se nuk e festoi fillimisht triumfin e Italisë në finale të Euro 2020 kundër Anglisë në penallti, për shkak se nuk e kishte kuptuar se Italia e kishte fituar trofeun pavarësisht se e kishte pritur penalltinë vendimtare.
Donnarumma, i cili pritet të nënshkruajë me Paris Saint-Germain së shpejti si lojtar i lirë pas largimit nga Milani, ishte heroi i Italisë pasi i priti dy penallti të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.22-vjeçari e priti penalltinë se Jadon Sanchos, para se ta mbronte penalltinë vendimtare të Bukayo Sakas, por nuk e kishte kuptuar se me atë ia kishte siguruar lavdinë atdheut të vet.
Donnarumma shikoi përreth plotësisht i hutuar dhe nuk festoi derisa u vërshua nga bashkëlojtarët e vet të cilët u hodhën mbi të me vrap si të çmendur.
“Nuk festova menjëherë sepse nuk mendoja se kishim fituar. E kuptova më vonesë”, tha Donnarumma për Sky Sport Italia të martën.
Ai natyrisht e kuptoi kur i gjithë ekipi kombëtar italian, lojtarë e trajnerë, e mbërthyen me vrap.
“Betohem se nuk kuptoja. E shikova gjyqtarin për të kuptuar nëse çdo gjë ishte në rregull, pastaj i pashë bashkëlojtarët e mi dhe nuk kuptova asgjë më. Nga aty nisi gjithçka”, shpjegoi ai.
Donnarumma u zgjodh lojtari më i mirë i turneut Euro 2020 dhe po ashtu u përzgjodh në ekipin më të mirë të turneut nga UEFA.
Ai nuk bëri pritje heroike të penalltive vetëm në finale, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe në gjysmëfinale kundër Spanjës, kur e priti penalltinë vendimtare te Alvaro Moratas.
Italia është e pamposhtur në 34 ndeshje, 27 fitore dhe 7 barazime – disfata e saj e fundit ishte në shtator 2018 (kundër Portugalisë). /Gazeta Express/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...