Donnaruma ka folur rreth kombëtares së Italisë para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Trajnim me muzikë? Është një risi. Dje isha pak i hutuar, kështu që e pyeta trajnerin e portierëve. Ai tha se i pëlqen të na japë më shumë ritëm në fushë dhe më shumë argëtim, jo gjithmonë duhet marrë gjithçka seriozisht”. Kështu shprehet Gigio Donnarumma për mikrofonat e “Rai Sport”. Portieri i Milanit ka pritshmëritë më të larta në kombëtaren e re të lançuar nga Mancini.
“Nuk ka mungesë të konkurrencës, as këtu, as te Milani, – vazhdoi portieri i ri, – por ajo transmeton stimuj të mëdhenj. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të jemi gati dhe të menaxhojmë mirë presionet. Buffon është më i madhi në botë, e falënderoj shumë për të gjitha këshillat që më dha edhe në stërvitje.
Reina? Ai është, gjithashtu, një portier i madh, ka luajtur në klube me nivel të lartë. Unë jam i ri, vetëm mund të mësoj prej tij. Reina gjithnjë trajnohet në maksimum dhe me shumë dëshirë. Nga kolegë si ai, gjithmonë ka diçka për të mësuar”.
Pastaj flet për Gattuson. “Ai thotë se nuk kam nevojë vetëm për t’u pëlqyer, por edhe për pak dru… M’i ka dhënë disa shuplaka, – buzëqesh Donnarumma. – Eshtë një trajner i shkëlqyer. Gjithmonë të nxit që të japësh më shumë. Nuk do të luaj në Kupë me Milanin? Nuk kam folur për këtë me Gattuson, ai do të zgjedhë. Në Europë gjithmonë është mirë të luaj, shpresoj ta bind atë duke u trajnuar mirë, duke qëndruar i qetë dhe duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë”.
Dy fjalë edhe për rikthimin e Bonuccit te Juve, pasi qëndroi si kapiten i Milanit për 1 vit: “E respektoj zgjedhjen e tij, kjo është ajo që ai donte. Ai ishte një shok grupi i madh. Është një lider, i cili të ndihmon shumë, veçanërisht të rinjtë. Duhet vetëm të falënderohet”. Së fundi një vlerësim për Higuain: “Një blerje e madhe për Milanin, sulmuesi për të cilin kishim shumë nevojë”
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin