Gianluigi Donnarumma, aktualisht ka nisur sezonin e tretë në Ligue 1 me skuadrën e Paris Saint-Germain. Megjithatë, italiani mbetet i lidhur me Serie A, aty ku hodhi hapat e parë të karrierës teksa në moshën 16-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Milanit.
Donarumma së fundmi ka komentuar mbi sezonin aktual të Serie A, teksa sheh për tititullin një garë mes tre ekipeve, Milan, Inter dhe Napoli.
“I kam parë ndeshjet e Interit, i ndjek gjithmonë. Mendoj se do të jetë një kampionat shumë i bukur sepse këtë sezon ka skuadra të shkëlqyera.
Milan ka bërë një grup shumë të mirë, ka ndryshuar shumë lojtarë, por të rinjtë janë përshtatur shpejt.
Pioli është shumë pozitiv në mënyrën si punon.
Interin e dimë që është i fortë ndërsa Napoli është kampioni në fuqi. Të gjithë këto skuadra mendoj se do të luftojnë deri në fund, besoj se do të jetë garë mes Milanit, Interit dhe Napolit.
Golashënuesi? Lautaron e njoh mirë se më ka shënuar disa herë, nga ana tjetër është Osimhen, një forcë e natyrës”, u shpreh Donnarumma./ss
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë