Donnaruma përcillet nga skuadra e madhe evropiane

12:49 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Gardiani italian, që për një kohë është kërkuar edhe nga Real Madrid, po përcillet me kujdes nga skuadra kampione e Francës.

Paris Saint-Germain është gati të bëjë ofertë për transferimin e gardianit të Milan, Gianluigi Donnarumma.

Skuadra nga Ligue 1 nuk është e kënaqur me paraqitjet e Kevin Trapp dhe Alphonse Areola dhe është e vendosur të transferojë një portier klasi.

Donnarumma ka nënshkruar kontratë të re me Milan verën e shkuar, por nuk ka reshtur së punuari për largim nga San Siro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme