Milan nesër zhvillon duelin e xhiros së katërt në kuadër të Champions League ndaj Paris Saint Germain.
Për portierin e Parisit do të jetë një ndeshje sa e veçantë ashtu edhe e merzitshme, shkruan Arbresh.info.
Donnaruma do të rikthehet të luaj në San Siro, të luajë kundër Milanit për here të parë.
Nga Milani u largua si lojtar i lirë për tek Parisi në vitin 2021.
Ai refuzoi që të vazhdonte kontratën e tij me Milanin, për tu transferuar në PSG.
Kjo gjë irritoi shumë tifozët e Milanit, teksa gjatë ndeshjes së nesërme sipas mediumit Italian, Sport Mediaset, ultrasit e Milanit kanë paralajmëruar se do të hedhin edhe kartmonedha false në drejtim të portierit parisien Donnaruma.
Po ashtu flitet tifozët do veshin bluzat me numër 71, ku ky numër do të thotë njeri “pa vlera”.
Krejt këto ngjarje pritet të ndodhin për arsye se portieri Italian, kishte ‘tradhëtuar’ Milanin, ekipin ku u rrit për arsye parash.
Kujtojmë që Donnaruma ka luajtur dy here në San Siro, por me Kombëtaren e Italisë, loja nuk shkoi mirë për të, pasi u sha e u fye nga tifozët milanist që ishin të pranishëm, në ndeshjet e Kombëtares Italiane./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...