Federata e Boksit e Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, dëshiron të ju informojë për zhvillimet e fundit të pjesëmarrjes së boksieres tonë, Donjeta Sadiku, në Kampionatin Botëror, që prej 14-26 mars mbahet në New Delhi të Indisë.
Përkundër tentimeve të vazhdueshme për të marrë vizën nga shteti i Indisë, edhe pse u dha ‘drita e gjelbërt’, për të na u mundësuar marrja e vizës në Sofje të Bullgarisë.
Federata e Boksit e Kosovës falendëron përzemersisht zv.Ministren Daulina Osmani për angazhimin dhe përpjekjen e saj për paisjen me viza për ekipen tonë.
Mirëpo, përkundër gatishmërisë së ekipit tonë që të udhëtojë drejt New Delhit, të martën, edhe pse me vonesë, pasi nuk do ta arrinim tërheqjen e shortit, vjen lajmi tjetër nga Ministria e Jashtme e Indisë dhe organizatori i Kampionatit.
Në informatën e tyre, vihen dy kushtet e pjesëmarrjes së medalistes së bronztë të botës dhe Evropës në këtë botëror, të cilat lidhen kryekëput me çështje politike, si në vijim:
a) Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror
b) Pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre ose edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.
Andaj, bazuar në kushtet e vëna, dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBoxk, në koordinim me MKRS-në dhe KOK-un, kanë vendosur që ekipi ynë të mos udëhtojë fare drejt New Delhit të Indisë.
Për ne si federatë, por edhe për boksieren, e cila ishte favorite për të fituar sërish medalje, është zhgënjim i madh, sidomos me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA), e cila lejoi që për herë të tretë i njëjti vend të diskriminojë boksieren tonë, duke ia mohuar pjesëmarrjen me të drejta të barabarta si sportistët tjerë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...