Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku do të ngjitet përsëri sot në ringun e boksit në Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Donjeta do të ketë punë kundër kolumbianes, Paola Angie Valdes Pana, në kuadër të 1/8 së finales.
Ndeshjen e parë, Sadiku e fitoj me vendimin e gjyqtarëve, ndërsa sot synon fitoren që të vazhdojë tutje në ëndrrën për të arkëtuar një medalje olimpike, shkruan Arbresh.info.
Meçin ndaj Paola Angie Valdes Pana, Donjeta Sadiku e zhvillon nga ora 20:00.
Ndërsa përveç Donjetës, nga Kosova do të garojnë Nora Gjakova dhe Akil Gjakova në sportin e xhudos. /Arbresh.info
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...