Pas fitores së shkëlqyeshme kundër tajlandezes, Thananya Somnuek, boksierja jonë Donjeta Sadiku ka folur për meçin, por edhe synimin e saj për të fituar medalje në Olimpiadë.
“Unë kam ardhur këtu vetëm për medalje”, ka theksuar Donjeta në intervistën pas meçit me gazetarin Arben Berisha në Paris.
Ajo tutje ka folur edhe për meçin e sotëm. “Ka qenë një kundërshtarte shumë e vështirë. Jam ndeshur edhe më herët me të, por së bashku me trajneren e kemi analizuar dhe ashtu siç e kemi analizuar dhe kemi punuar ashtu na rezultoi me sukses”, ka thënë Donjeta.
Ajo tutje përsëriti vendosmërinë e saj për sukses në këtë Olimpiadë, pasi tri vjet më parë në Tokio ishte eliminuar në meçin e parë.
“Siç e thash, kam ardhur me synim shumë të qartë këtu. Normalisht se meçi i parë ka qenë më i komplikuar, mirëpo shpresoj se edhe meçet tjera t’i kaloj sikur ky”, shtoi ajo./rtk
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale