Donjeta Sadiku i ka nisur në mënyrën më të mirë garat në boks në Lojërave Olimpike në Paris 2024.
Pengesa e parë e Sadikut në ‘Paris 2024’ ishte boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek meçi që takoi kategorisë deri në 60 kilogramë.
Pas tre raundeve me anë të pikëve, Donjeta arriti fitoren dhe kaloi tutje, pas një raundi të tretë të jashtëzakonshëm.
Sadiku tani do ta ketë përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në një çerekfinale potenciale do të boksonte ndaj Kellie Harrington nga Irlanda.
Kjo nuk është hera e parë për Sadikun që paraqitet në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishte qenë pjesëmarrëse edhe në ‘Tokio 2020’ me ftesë të universalitetit.
Sukseset për Sadikun nuk janë diçka e re, pasi ajo ka fituar paraprakisht dy medalje të bronzta në evropian dhe botëror, ndërsa synimi i saj është që edhe në këtë edicion të Lojërave Olimpike ta fitojë një tjetër medalje. /Telegrafi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...