FIFA i ka dhënë leje sulmuesit Donis Avdijaj që mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.
Deri me sot nuk ka qenë ende zyrtare nëse sulmuesi i Schalkes, Avdijaj do të mund të luaj për Kosovën.
Kjo pasi, sulmuesi kosovar ka luajtur më parë me ekipet e moshave të kombëtares gjermane.
Megjithatë, sot FIFA i ka dhënë dritën e gjelbër debutimit të tij me “Dardanët” dhe pas këtij vendimi, Avdijaj është shprehur i kënaqur, ku ka ndarë postimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale
“FIFA THOTË PO !. Zemra po më kënaqet prej gëzimit , shpresoj që sonte më jepet menjëherë shansi edhe më shumë me ju tregu se kush jam, dhe me jap shpirtin për rezultat pozitiv, gjitha të mirat”, ka shkruar Avdijaj në ‘Facebook’.
Ndryshe, ndeshja ndaj Islandës fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’.
https://www.facebook.com/DonisAvdijajOfficial/posts/1275849432499165:0
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...