Përfaqësuesja jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes për në Shkodër.
Kosova do të takohet me kombëtaren ukrainase në sfidën e parafundit në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.
Para takimit të së premtes, në një prononcim për Telegrafin ka folur edhe sulmuesi anësor, Donis Avdijaj, i cili ka pohuar se ukrainasit janë më të mirë se ne, por ne synojmë fitore.
“Fillimisht pardje jemi grumbulluar ndërsa dje dhe sot i kemi pasur dy stërvitje, ku kemi analizuar strategjinë për me mundur të marrim pikë ndaj Ukrainës. Duhet ta pranojmë se ukrainasit janë shumë të fortë. Është ekip që ka lojtar të fortë që kanë emër në botë. Megjithëse nuk kemi emër si ata, por të gjithë që e veshin fanellën e Kosovës dëshiron të fitojë”, tha fillimisht Avdijaj.
Ai më tutje deklaroi se kanë analizuar kombëtaren e Ukrainës duke i studiuar dobësitë e kundërshtarit.
“Unë, personalisht nuk do të doja t’i shihja në botëror asnjërën prej këtyre dy ekipeve (Ukraina dhe Islanda). Ne kemi mundësi që t’i ndalim te dyja. Edhe Islanda ka ekip kualitativ, por nuk do të ishte befasi po t’i merrnin pikë si mysafirë. Ne po vijmë këtu për të triumfuar, secili lojtar i dinë kualitetet e veta dhe sa mund të jep për këtë ekip. Unë pres që edhe në kualifikimet tjera të kemi mbështetjen e tifozëve edhe në të ardhmen. I falënderoj për mbështetjen që po na japin në Shkodër ”, tha futbollisti, i cili aktualisht është pa skuadër pasi ka shkëputur marrëveshjen me Schalke 04.
Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur vetëm dy paraqitje për Kosovën, ku nuk ka realizuar asnjë gol.
Vlen të theksohet se takimin e fundit të këtij cikli të kualifikueseve, Kosova do ta zhvillojë të hënën kundër Islandës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...