Njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, i është mohuar hyrja në SHBA pas komenteve fyese ndaj Presidentit Donald Trump, ka deklaruar agjenti i tij.
Aplikimi për vizë i legjendës së futbollit është hedhur poshtë, pas një interviste të këtij të fundit në një televizion kombëtar.
Maradona e quajti Presidentin e Shteteve të Bashkuara “chirolita”, që në gjuhën argjentinase do të thotë “i pavlerë”.
Avokati i tij shpjegoi: “Kur do merrnin vizën, i thashë Diego të lutëm mos fol për SHBA-në. Por në një intervistë të bërë në një televizion kombëtar që me pyetjen e dytë që i u bë lidhur me Donald Trump, Diego tha: Ai është i pavlerë”.
Kjo nuk është hera e parë që Maradona ka pasur konflikt me SHBA-në, pasi edhe 20 vite më parë iu desh të largohej nga vendi amerikan pas testit pozitiv të dopingut.
Gjatë Kupës së Botës në vitin 1994, ai doli pozitiv dhe u dërgua në shtëpi./BW
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale