Gazetari sportiv, në Shqipëri, Ervin Baku ka qenë njëri ndër emrat më të përmendur dy ditëve të fundit.
Kjo pasiqë ai në një interviste televizive, mbante veshur një fanellë me flamurin serb, shkruan Arbresh.info.
Ky veprim nga ana e gazetarit sportiv, ngjalli shumë reagime nga opinioni si dhe publikut të sportit mbarë shqiptare, duke e kryqëzuar atë si provokator.
Mirëpo, pas dy ditësh, gazetari shqiptar vendosi të reagonte, Baku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, tha se nuk kishte qëllim që të provokonte askënd.
Ndërsa shtoi se ishte njëri ndër personat që kishte mbrojtur flamurin shqiptar në Beograd derisa i bëri ‘thirrje’ Serbisë t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës në periudhën 1998-1999.
Më poshtë mund të gjeni reagimin e tij të plotë:
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK
Të nderuar miq, të njohur të mi, ndjekës dhe lexues të hapësirës virtuale!
Një dalje imja në televizionin Euronews Albania, i veshur me një bluzë ku gjenden shenjat identifikuese dhe simboli i Serbisë, nuk e kisha menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar dhe aq më tepër se do të më vinte përballë një tornadoje të parreshtur fyerjesh, kërcënimesh, denigrimesh, shantazhimesh dhe aq më tepër stigmatizimesh antikombëtare. Në këtë tornado po shtojnë energjinë e keqe verbale dhe sidomos atë të kërcënimit dhe të stigamtizimit ekstrem emra dhe personalitete publike e patriotike të hapësirës sonë kombëtare shqiptare.
Ushtria agresive e nacionalistëve esktremistë po lëshohet ndaj meje dhe imazhit tim në rrjetet sociale dhe në hapësirën shumëopcionale të internetit, duke më shndërruar në gazetarin sportiv shqiptar më të kërcënuar brenda Shqipërisë dhe territorit tim kombëtar!
Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!
Prej meje nuk është menduar e as që mund të imagjinoja se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist, mes dy kombeve në histori të gjatë armiqësore, një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.
Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem.
Por, pas ndjesës që ju kërkoj, më duhet të shpall para gjthkujt se zemra dhe shpirti im janë pasqyrë e trashëgimisë sime familjare kombdashëse dhe Shqipëriadhuruese. Unë kam qenë dhe mbetem thjesht një gazetar sportiv që e mishëroj patriotizmin tim në veprimtarinë time konkrete.
Në tetor të vitit 2006, me lobimin tim të fuqishëm, ngrita i pari çështjen çame në Parlamentin Europian. Për herë të parë pas 62 vjetësh.
Në vitin 2008, jam i pari që kam raportuar nga Europa pavarësinë e Kosovës.
Kam mbrojtur flamurin tonë kuqezi në Beograd dhe në Strumica. Jam marrë gjithë jetën me sport. Dhe sporti është paqe. Nuk është luftë. Si njohës i mirë i historisë së popullit dhe vendit tim, e kam më ndërgjegje të vërtetën se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore, genocidin, spastrimin dhe pushtimin 100 vjeçar që i ka bërë pjesës së madhe të atdheut tim, Kosovës sonë. Sikundër e kam brendi të ndërgjegjes profesionale se sporti ndërton ura.
Ndaleni miq, këtë kryqëzatë të pa fre e pa arsye, ndaj meje për shkak të një akti të pamenduar shumë, atë të veshjes së një bluze! Ndaleni, se ndëshkimi juaj i deritanishëm dhe kaq masiv, e ka tejkaluar dhe po e tejkalon të drejtën tuaj, të padrejtë tashmë!
Me besim tek reagimi juaj njerëzor dhe me aq pasion!
/Arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...