Javier Pastore është i gatshëm të largohet nga Paris Saint Germaini për të luajtur rregullisht te Interit.
Argjentinasi është i pakënaqur me minutat te PSG dhe i pëlqen ideja për të luajtur në Giuseppe Meazza.
“Nuk e di ende se çfarë do të bëjë, sepse situata ende është e vështirë”, ka thvnë Pastore pas fitores 4-0 ndaj Montpellier.
“Jam i lumtur në Paris, por ende nuk kam marrë ndonjë vendim. E gjitha që dua është të luaj vazhdimisht në mënyrë që të luajë pastaj në Kampionatin Botëror. Të mos luaja në këtë garë sepse qëndrova këtu dhe nuk luajta do ishte diçka e dhimbshme për karrierën time”.
“Duhet të marrë një vendim së bashku me klubin. Duhet të bëj më shumë të futem në skuadrën e Kupës së Botës, nuk isha i ftuar nga Argjentina herën e fundit sepse nuk po luaja. Duhet të luajë vazhdimisht të kem një shans”.
“Ka shumë fjalë rreth Interit dhe nëse do të largohesha do më pëlqente të luajta aty, pasi e njoh Serie A dhe kam gruan italiane”, ka shtuar ish-sulmuesi i Palermos.
“Interi mund të jetë një zgjidhje, por nuk e di se çfarë do të ndodh. Nuk është një vendim i lehtë për mua dhe klubin, do e shohim çfarë do të ndodh në ditën në vazhdim”, shtoi ai.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani