Ethet e Kampionatit Evropian kanë kapluar çdo tifozë të futbollit, por qysh nga nesër (18 qershor) do të ketë ethe edhe për skuadrat që luajnë në garat evropiane.
Edhe këtë edicion katër klube kosovare do të luajnë në garat evropiane, me Ballkanin në Ligën e Kampionëve, Llapin në Ligën e Evropës derisa Drita dhe Malisheva do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA do të hedh shortet raundet e para kualifikuese në tre garat e tyre si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Ndërkohë shorti për raundin e dytë ku merr pjesë Drita në Ligën e Konferencës, do të hedhet të mërkurën e datës 19 qershor.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka sjell profilet e katër skuadrave kryesore sezonin e fundit në vend, skuadra që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.
Nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani flasin trajneri Ilir Daja dhe mesfushori Lindon Emërllahu për titullin e fituar dhe çka presin në garat evropiane.
Llapi do të luaj në raundin e parë të Ligës së Evropës, derisa Tahir Batatina dhe Ilir Krasniqi tregojnë pritshmëritë.
Drita do të luaj nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, derisa kapiteni Rron Broja dhe trajneri Zekirija Ramadani presin që të kenë pak fat në short.
Ndërkohë Malisheva do të luaj për herë të parë në garat evropiane, derisa trajneri Qëndrim Kida dhe mbrojtësi Agon Xhaka kanë folur për këtë gjë. /Telegrafi/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...