“Do të mahnitem nëse asnjë lojtar s’del pozitiv” – Legjenda e Liverpoolit parashikon testet e Covid-19

12:53 | 19 Maj 2020
L G

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, e ka pranuar se ai do të mahnitet nëse asnjë lojtar nga rreth e përqark Anglia nuk do të dalë pozitiv në testet për koronavirus, pas vendimit për t’i nisur seancat në grupe të vogla.

Të gjitha 20 klubet e Premierligës votuan në një takim të hënën për ta sanksionuar kthimin në fazën e parë të stërvitjeve nga e marta, kur lojtarë do të mundë të stërviten së bashku në grupe me nga pesë lojtarë.

Çdo grup do të duhet t’i respektojë megjithatë disa masa të ndërmarra shkaku i virusit Covid-19 dhe një mjek do të jetë i pranishëm për ta mbikëqyrur situatën. Lojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit do të testohet rregullisht për koronavirus, në mënyrë që nëse dikush është infektuar, virusi të mos përhapet.

Megjithatë, Carragher beson se është e pashmangshme që të fillojnë të dalin teste pozitive për koronavirus në Angli, mirëpo shtoi se këto rezultate nuk duhet të priten me histeri.

“Do të mahnitem nëse askush nuk del pozitiv për Covid-19, nga testet rreth e përqark vendit”, tha Carragher, në një intervistë të dhënë për Sky Sports të martën.

“Kjo është diçka ndaj së cilës nuk duhet të reagojmë me shumë histeri. Do të ndodhë, ka ndodhur në vendet e tjera”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme