24 orët e fundit për anësorin Malcom ka qenë mjaftë dramatike pasi Barcelona rrëmbeu lojtarin nga transferimi te Roma dhe talenti i ri është i lumtur që ka nënshkruar me gjigantin katalunas.
Pas konfirmimit nga kampioni spanjoll sonte (e martë), Malcom do t’i nënshtrohet testit mjekësor dhe do të vendos lapsin në kontratë para se të niset me pjesën tjetër të skuadrës të mërkurën për turneun para-sezonal në Amerikë të Jugut, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një ëndërr që nga fëmijëria që është realizuar tani”, ka thënë sulmuesi për faqen zyrtare të klubit.
“Shpresoj t’i sjell kënaqësi tifozëve. Nuk mund të pres që t’ia filloj. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarët me stilin tim”
“Është një ndjenjë e veçantë. Jam duke realizuar një ëndërr dhe do të luaj për klubin më të mirë në botë”
“Unë gjithmonë përpiqen për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e tij dhe mezi pres t’i takoj ata në Barcelonë. Është e rëndësishme për të njohur njerëzit me cilët do të luash”
Malcom do të vendos lapsin në një marrëveshje pesë vjeçare./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...