“Do të jetë epike”, Vinicius flet për transferimin e Mbappes dhe paralajmëron kundërshtarët

21:29 | 6 Gusht 2024
E.G

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u paraqit në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, aty ku preku disa tema të ndryshme.

Që nga gjendja e tij fizike e deri tek qëllimet që ka me klubin këtë sezon dhe transferimin e Kylian Mbappe, braziliani ka lënë të kuptohet se Real Madridin e pret një sezon i madh.

“Unë jam në një gjendje mjaft të mirë, i lumtur që u riktheva me të gjithë ekipin, stafin dhe njerëzit që punojnë me ne. Ne duhet të fokusohemi sepse ndeshja e parë është një finale. Ne jemi duke u përgatitur dhe po presim pjesën tjetër të bashkëlojtarëve, kështu që ky sezon të jetë i njëjti si sezoni i kaluar”, ka thënë Vinicius fillimisht.

“Unë gjithmonë stërvitem fort në mënyrë që të rikthehem në nivelin që isha sezonin e kaluar. Ne nuk kemi shumë ditë sepse me 14 gusht kemi një ndeshje të madhe dhe pastaj liga fillon, por ne jemi tashmë të përgatitur”.

“Qëllimet për sezonin e ardhshëm? Të fitojmë më shumë tituj se sa sezonin e kaluar, të shënojë më shumë gola dhe të dhurojë më shumë asistime dhe të vazhdojë të përmirësohem sepse jam vetëm 24-vjeçar”.

Tutje, Vinicius foli për transferimin e Mbappes, duke thënë se shpreson se do të arrijnë gjëra të mëdha së bashku.

“Transferimi i Mbappes? Do të jetë epike, shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Ne duhet të kujdesemi për të dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që të adaptohet shpejt”.

“Është e vështirë të transferohesh diku tjetër, por ne tashmë e kemi bërë këtë me Bellingham, i cili u transferua sezonin e kaluar dhe shkëlqeu”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Të ngjashme