Google ADS

“Do të isha i lumtur nëse nuk largohet askush”

18:52 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Lopetegui ka folur në konferencën për media pas humbjes nga Manchester United, trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka komentuar të ardhmen e skuadrës se tij.

Ai ka folur specifikisht për Luka Modric, i cili arriti në finale të Botërorit dhe ishte fitues i Topit të Artë dhe për të cilin sot u shkrua se dëshiron që të largohet nga kryeqyteti spanjoll për në Inter.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam. Madje me një skuadër që nuk e ka një lojtar sai Cristiano Ronaldo. Ne do të përpiqemi që të rindërtojmë një skuadër dhe ta bëjmë edhe më të mirë. Kemi gjashtë lojtarë tepër të mirë si: Ramos, Varane, Modric, Kovacic, etj. Ne besojmë se bashkë do të luftojmë për të gjitha objektivat, nëse nuk ka prurje apo nëse nuk shkon askush, unë do të isha trajneri më i lumtur”, ka komentuar ai kur është pyetur për disa lojtarë.

Lopetegui e ka bërë të qartë që dëshiron që ta mbaj shtyllën e mesfushës kroate, derisa për Interin ka thënë se synimi i tyre ndoshta është një “ëndërr e pamundshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme