Google ADS

“Do të flas më vonë, tani nuk është koha”, Al-Khelaifi kur pyetet për situatën e Mbappes

15:20 | 26 Gusht 2021
KRG

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka refuzuar të flasë për situatën e sulmuesit të tij, Kylian Mbappe.

Mbappe ditëve të fundit është lidhur me një transferim te Real Madridi, klub i cili ka ofruar 160 milionë euro për shërbimet e tij.

Megjithatë, PSG ka refuzuar ofertën e Los Blancos dhe drejtuesit e klubit francez kanë kritikuar spanjollët për qasjen e tyre duke e cilësuar si të jashtëligjshme.

Për situatën e Mbappes dhe ofertën e Real Madridit është pyetur edhe presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi.

“Mbappe marrëveshje me Real Madridin? Unë do të flas më vonë”.

“Tani nuk është koha e duhur, jam duke punuar. Unë do të flas më vonë”, ka thënë Al-Khelaifi për Marca.

Momenti kur Al-Khelaifi pritet të flasë është pas shortit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Të ngjashme