Do të ‘dridhet’ Serie A nga ky transferim i Milanit

13:20 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Milan do të bëjë disa ndryshime në këtë afat kalimtar të janarit.

Milan thuhet se e ka konsideruar shitjen e Hakan Calhanoglu në RB Leipzig për 22 milionë euro dhe riinvestimin e këtyre parave në transferimin e  sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek.

Sipas Tuttomercatoweb, Leipzig mbetet i interesuar në mesfushorin turk dhe kanë bërë ofertën e tyre në 22 milionë për ish-yllin e Bundesligës, përcjell lajmi.net.

Faqja e internetit shpjegon se pavarësisht dëshirës së Gennaro Gattusos për të mbajtur mesfushorin turk, largimi i tij mund të mbledhë fonde për transferimin e Piatek, i cili është zgjedhja e parë e Milanit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain .

Rossonerët nuk janë në gjendje të ofrojnë paratë e gatshme pa e bërë shitjen këtë muaj pasi UEFA i ka gjobitur ata 12 milionë euro për shkelje të rregullave financiare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme