Google ADS

“Do të doja të luanim së bashku”, Lionel Messi shkëmben fanellën me legjendën Zidane

20:25 | 9 Nëntor 2023
KRG

Lionel Messi dhe Zinedine Zidane kanë zhvilluar një intervistë së bashku në kuadër të reklamës së frmës së njohur sportive, Adidas.

Dy legjendat e futbollit janë ulur për një bisedë të zgjeruar, ku francezi gjatë intervistës i ka thënë yllit të Inter Miami se është për të ardhur keq që nuk u rreshtuan kurrë së bashku.

Ish-ylli i Juventusit dhe Madridit nuk pati kurrë shansin për të luajtur me Messin – diçka për të cilën duket se tani i vjen keq, raporton Dailymail, përtkheu Arbresh.info..

“Është për të ardhur keq që nuk mundëm të luanim bashkë” ka thënë legjenda franceze gjatë intervistës.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua, sepse mund t’i them se sa shumë e admiroj atë… Mendoj se është magji, magji e pastër” ka shtuar Zizou.

Messi ia ktheu lavdërimin, duke thënë: “Gjithmonë e kam admiruar dhe e kam pëlqyer shumë. E kam ndjekur shumë në Madrid. Dhe ai më bëri të vuaj shumë sepse isha nga Barcelona”.

Dyshja më vonë shkëmbyen fanellat e nënshkruara të Argjentinës dhe Francës.

Zidane luajti për Los Blancos nga 2001-06, ndërsa Messi debutoi për ekipin e parë të Barcelonës në vitin 2004 dhe kaloi 17 vjet tek skuadra spanjolle.

Dyshja u ndeshën në El Clasico në vitin 2005, ndërsa Messi e kishte përballë sdi saher Zidane, mirëpo jo si lojtar, por si trajner të skuadrës së Real Madridit.

Argjentinasi foli edhe për të ndjerin Diego Maradona, të cilin e shikonte si fëmijë.

“Gjatë gjithë jetës sonë, ata prej nesh që u rritëm duke luajtur futboll donim të bëheshim si ai”, tha Messi.

“Edhe pse askush nuk ishte në gjendje të ishte si ai, kjo ishte ëndrra dhe dëshira jonë dhe të përpiqemi të kopjojmë atë që bëri Maradona”.

Dhe duke i rikthyer gjërat në të tashmen, Messi diskutoi se si djemtë e tij Thiago, Mateo, Ciro, janë tashmë të fiksuar pas sportit.

‘Fëmijët e mi e duan atë (sportin). Ata janë të pasionuar pas futbollit”, tha ai argjentinasi. /Arbresh.info/

Të ngjashme