Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou u pyet nëse ata synojnë të luajnë ndryshe kundër Arsenalit në derbin e Londrës Veriore këtë fundjavë.
Australiani ka thënë se Spurs do të luajnë sikurse ndeshjet e kaluara, por që do të shkaktojnë frikë te Gunners.
“Për sa i përket mënyrës se si luajmë, ne nuk po ndryshojmë”, ka thënë Postecoglou.
“Ne do të dalim dhe do t’i trembim për jetë ata (Arsenalin)”.
Spurs kanë bërë një fillim të fortë të sezonit pavarësisht se kanë luajtur pa Harry Kane për herë të parë në vite. Ata kanë fituar katër ndeshje dhe kanë barazuar një herë deri më tani – njësoj si Arsenali.
Megjithatë, falë një diferencë golfi më të mirë, ata janë në vendin e dytë në renditjen e Ligës Premier. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...